Sigurimi i Prones

Shpërnda:

Atlantik Sha: Kompani Sigurimi për Pasurinë dhe Biznesin

Sigurimi për pronen.

Aksidente të paparashikuara ndodhin gjatë gjithë kohës dhe ato mund të rezultojnë në dëme të konsiderueshme për biznesin tuaj. Një politikë sigurimi gjithëpërfshirëse ofron mbrojtje financiare për t’ju ndihmuar të rikuperoni sa më shpejt të jetë e mundur. Si një nga kompanitë e sigurimit për pasurinë dhe biznesin në Shqipëri me eksperiencë shumëvjeçare në këtë fushë, Atlantik Sha ju garanton zgjidhje të shpejta dhe efektive.

Cilat janë llojet e sigurimit të pasuritë dhe biznesit që ne ofrojmë?

Ne ofrojmë plane të ndryshme sigurimesh për një gamë të gjerë biznesesh dhe industrish, duke filluar nga bizneset e vogla e deri te kompanitë e mëdha. Stafi ynë është i specializuar në analizimin e rreziqeve me të cilat përballen klientët tanë ndaj ne punojmë vazhdimisht për të hartuar zgjidhje efektive dhe gjithëpërfshirëse për ta. Politikat tona të sigurimit të pronës dhe biznesit mund të

personalizohen për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. Ne ofrojmë një sërë planesh sigurimesh të cilat ofrojnë sigurim bazë nga rreziqet natyrore, sigurimin nga ndërprerja e biznesit, sigurimin e pronës nga vjedhjet dhe sigurimin e kulturave bujqësore dhe blegtorisë.

Sigurimi bazë nga rreziqet natyrore

Ky lloj sigurimi ofron mbrojtje për asetet fizike të biznesit ose pronës tuaj nga shkaqe natyrore të tilla si zjarre, rrufe, shpërthime, tërmete, stuhi, përmbytje, breshëri, rrëshqitje toke etj. Asetet fizike që mbulohen nga ky lloj sigurimi mund të përfshijnë biznesin ose pronën që zotëroni ose merrni me qira, pajisje zyre, mobilje, inventar dhe makineri të tjera. Kompania jonë e sigurimeve do t’ju ndihmoje me strategjitë e duhura që bizensi apo pasuria juaj të jetë e sigurt qëndrojë në kohë humbjesh dhe vështirësish.

Sigurimi nga ndërprerja e biznesit

Planet tona të sigurimit nga ndërprerja e biznesit mbilojnë të gjitha humbjet e të ardhurave në rast të një ngjarjeje që bëhet shkak për ndërprerjen e aktivitetit tuaj. Këto ngjarje përfshijnë fatkeqësi natyrore ose aksidente të tjera që mund të shkaktojnë humbje fizike ose dëmtim të biznesit tuaj. Ky lloj plani sigurimi mund të sigurojë gjithashtu mbulim në rast se ju duhet të zhvendoseni përkohësisht në një vend tjetër, dhe mund të mbulojë taksat, listën e pagave dhe pagesat e kredisë. Nëpërmjet shërbimeve tona gjithëpërfshirëse të sigurimit, ne do të sigurohemi që të përfitoni kompensim për të gjitha fitimet e humbura, në mënyrë që biznesi juaj të vazhdojë të funksionojë pa probleme.

Atlantik Sha: Kompani Sigurimi për Pasurinë dhe Biznesin

Sigurimi i pasurisë nga vjedhja

Ky lloj police sigurimi mbron pasurinë tuaj nga rreziku i vjedhjes dhe tentativës për vjedhje. Me këtë garanci shoqëria jonë e sigurimit të pasurisë dhe biznesit mbron të siguruarin nga dëmet e shkatuara si pasojë e zhdukjes ose shkatërrimit të objekteve të siguruara për shkak të grabitjes (ose tentativës për grabitje). Ne e ofrojmë këtë produkt me një zbritje prej 30% nga tarifa bazë, e cila llogaritet për çdo objekt/inventar përkatës në mënyrë të veçantë. Ne do të marrim parasysh koston e stokut dhe pajisjeve, zëvendësimin e bravave dhe makinerive, riparimin e dëmtimit të ambienteve tuaja etj. Stafi ynë i specializuar do të sigurohet që ta thjeshtojë këtë proces për ju dhe të garantojë qetësinë dhe sigurinë tuaj financiare.

Sigurimi i kulturave bujqësore dhe blegtorisë

Planet tona gjithëpërfshirëse të sigurimit të kulturave bujqësore dhe blegtorisë janë një instrument i shkëlqyer i menaxhimit të rrezikut në bujqësi dhe një masë efektive për të ofruar lehtësim për fermerët, të korrat ose bagëtitë e të cilëve janë dëmtuar për shkak të fatkeqësive natyrore. Investimi në një plan të mirë të sigurimit të kulturave bujqësore dhe blegtorisë do t’i shtojë një shkallë stabiliteti biznesit tuaj duke ju mbrojtur kundër humbjeve të shkaktuara nga të gjitha llojet e aksidenteve natyrore. Ne ofrojmë mbrojtje kundër breshërit, stuhive, përmbytjeve, vdekjeve të kafshëve për shkak të sëmundjeve, helmimit aksidental të ushqimit dhe ujit ose ndërhyrjeve ndaj tyre. Planet tona të të detajuara të sigurimit do t’ju ofrojnë një mori opsionesh dhe ekspertët tanë do t’ju udhëheqin në çdo hap të rrugës.

Pse duhet të zgjidhni Atlantik Sha si kompaninë tuaj të sigurimit të pasurisë dhe biznesit?

Kur bëhet fjalë për garantimin e mbrojtjes së biznesin apo pasurisë tuaj, nuk ka një përgjigje të vetme që i përshtatet të gjithëve, sepse çdo biznes është i ndryshëm. Kompania jonë e sigurimeve do t’ju ndihmojë të identifikoni dhe menaxhoni të gjitha llojet e rrisqeve specifike të biznesit ose psaurisë tuaj. Ne mbështetemi në ekspertizën tonë dhe përvojën shumëvjeçare për t’i ndihmuar klientët tanë të identifikojnë dhe reduktojnë rreziqet e tyre financiare duke ju ofruar shërbime cilësore dhe komunikim të vazhdueshëm dhe transparent ndaj klientit. Pra, nëse jeni duke kërkuar për një kompani të besueshme dhe profesionale sigurimesh për pasurinë dhe biznesin tuaj, Atlantik Sha do të t’ju mundësojë mbështetjen dhe ndihmën financiare që ju nevojitet.

Përse Atlantik Sha?

Keni Pyetje?

Na Ndiqni

- shërbime të tjera

Keni Pyetje? Na telefononi dhe merrni përgjigje në mënyrë direkte

sqAlbanian