Sigurimi i Avionëve

Shpërnda:

Atlantik Sha: Kompani Sigurimi për Avionët dhe Helikopterët

Sigurimi për avionët dhe helikopterët: Çfarë është dhe a keni nevojë për të?

Nëse aeroplanët janë një element thelbësor i punës tuaj, është e rëndësishme të gjeni planin e duhur të sigurimit në mënyrë që dëmet e mundshme ndaj jush, pasagjerëve dhe avionëve tuaj të jenë të mbuluara. 

Megjithëse sigurimi i avionëve ose helikopterëve mund të mos kërkohet ligjërisht, investimi në një policë sigurimi do t’ju mbrojë juve dhe avionin tuaj nga çdo humbje financiare për shkak të aksidenteve ose llojeve të tjera të dëmtimeve. Këto dëme mund të vijnë si pasojë e motit ose katastrofave të tjera natyrore, vandalizmit ose aksidenteve që mund të ndodhin gjatë fluturimeve. Nëse po kërkoni një kompani sigurimi për avionët dhe helikopterët e cila do t’ju garantojë profesionalizëm dhe cilësi, Atlantik Sha është zgjedhja e duhur.

Cilat janë llojet e sigurimit për avionët dhe helikopterët që ne ofrojmë?

Kompania jonë e sigurimit për avionët dhe helikopterët ofron një sërë alternativash sigurimi të përshtatura sipas nevojave tuaja, buxhetit dhe çdo kërkese tjetër që mund të keni, në mënyrë që siguria juaj fizike dhe financiare të jetë e garantuar. Lexoni më tej për të zbuluar se cila lloj police sigurimi është më e mira për ju.

Sigurimi për avionët personal

Nëse keni një avion apo jeni të entuziazmuar pas helikopterëve, është thelbësore të mbroni veten dhe investimin tuaj me anë të një police sigurimi nga Atlantik Sha. Kompania jonë do t’ju ndihmojë të gjeni planin më të përshtatshëm të sigurimit për avionin tuaj personal. Zgjidhjet më të mira nuk janë gjithmonë të dukshme, por stafi ynë i profesionistëve është i angazhuar për t’ju ndihmuar me adresimin e situatave tuaja specifike dhe risqeve me të cilat përballeni, në mënyrë që të identifikojmë opsionin më të volitshëm për ju. Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë klientëve tanë plane sigurimi të kuruara për të përmbushur secilën prej nevojave të tyre, në mënyrë që qetësia dhe siguria e tyre financiare të jenë të garantuara.

Sigurimi për biznesin tuaj të aviacionit

Nëse biznesi juaj merret me veprimtari në fushën e aviacionit, riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, ose shitjen e karburanteve, ne kemi zgjidhjet e duhura për ju. Kompania jonë e sigurimeve ofron politika sigurimi gjithëpërfshirëse dhe me kosto efektive që ofrojnë mbulim për biznesin tuaj të mirëmbajtjes së avionëve. 

Për bizneset që operojnë në fushën e aviacionit, sidomos për kompanitë e mirëmbjatjes së avionëve, ekspozimi i përgjithshëm ndaj risqeve është i lartë, kështu që është e rëndësishme të investoni në politikën e duhur të sigurimit për të menaxhuar këto rreziqe. Kompania jone e sigurimit ju mundëson një mori alternativash për polica sigurimi që ofrojnë gjithçka ju nevojitet për të mbrojtur biznesin tuaj.

Sigurimi i avionëve komercialë

Kompania jonë ofron sigurim me nivele të ndryshme mbrojtjeje, që do të thotë se kontratat tona të sigurimit mund të përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave tuaja specifike. Përgjithësisht, sigurimi i avionëve komercial i siguron klientit mbulim total në rast aksidenti, përplasjeje ose në raste kur dëmtimet kërkojnë riparime të mëdha dhe të kushtueshme. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se polica e sigurimit që ju nevojitet varet nga lloji i avionit. Ekipi ynë i profesionistëve do të sigurohen që t’ju ndihmojnë në çdo hap të rrugës, duke ju ofruar shërbim cilësor me çmime të përballueshme.

Sigurimi për Helikopterët

Sigurimi për helikopterët është një lloj police sigurimi krijuar për t’ju mbrojtur në rast aksidentesah dhe dëmtimesh të helikopterit tuaj personal ose komercial. Për shkak të fluturimeve në terren të nivelit të ulët, kostove të larta të pajisjeve dhe motorëve dhe përdorimit më të gjerë komercial, ky lloj sigurimi mund të jetë më i shtrenjtë se sigurimi i avionëve, ndaj ne do të sigurohemi që t’ju ndihmojmë me gjetjen e një plani efikas dhe të arsyeshëm sigurimi përshtatur sipas nevojave tuaja. Stafi ynë do t’ju ndihmojë me identifikimin e rrisqeve me të cilat përballeni, përgatitjen e një kuote për sigurimin e helikopterit tuaj dhe do të shqyrtojë çdo kërkesë apo detyrim tjetër të mundshëm në mënyrë që procesi i sigurimit të helikopterit tuaj të jetë sa me i lehtë dhe i shpejtë.

Pse duhet të zgjidhni Atlantik Sha si kompaninë tuaj të sigurimit për avionët dhe helikopterët?

Ne krenohemi me arritjet tona si një nga kompanitë më të mira të sigurimit të avionëve dhe helikopterëve në Shqipëri, e njohur për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh, asistence të vazhdueshme për klientin dhe planesh sigurimi me kosto të ulët të personalizuara për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ne jemi të përkushtuar t’iu ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të shpejta dhe të arsyeshme për të gjitha llojet e problemeve të lidhura me aviacionin. Puna jonë konkretizohet me mundësimin e një koleksioni të gjerë planesh sigurimi dhe shërbimi të vazhdueshëm ndaj klientit me çmime të përballueshme, sepse ne e kuptojmë dhe vlerësojmë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të sigurimit të cilësisë së lartë.

Përse Atlantik Sha?

Keni Pyetje?

Na Ndiqni

- shërbime të tjera

Keni Pyetje? Na telefononi dhe merrni përgjigje në mënyrë direkte

sqAlbanian