Informacion Mbi Taksat

Kreu >> Informacion mbi Taksat

INFORMACION PËR TAKSAT DHE TATIMET E ZBATUESHME NË FUSHËN E SIGURIMEVE

Në bazë të nenit 66/3/d të ligjit nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e risigurimit”, për përmbushjen e detyrimit për informimin e personave të interesuar, më poshtë do të gjeni informacion për taksat dhe tatimet e zbatueshme në fushën e sigurimeve:

Për çdo kontratë sigurimi, primet e sigurimit, taksat dhe tatimet e zbatueshme janë si më poshtë:

  1. Ligj nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Neni 53 – “Përjashtime për disa veprimtari të tjera”

Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja transaksionet e mëposhtme:

  1. a) shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit.
  1. Ligj nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare” i ndryshuar

Neni 4 – Niveli i taksave Kombetare (pika 10)

10. Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil, është 10 për qind e shumës së primit(Ndryshuar me Ligj Nr.127/2016, date 15.12.2016. Botuar në Fletoren zyrtare nr. 250 datë 27.12.2016).

Për pagesat e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimeve, të detyrueshme ose vullnetare, sqarojmë se nuk aplikohen taska/tatime për shkak se nuk konsiderohen të ardhura.

Keni Pyetje? Na telefononi dhe merrni përgjigje në mënyrë direkte

sqAlbanian