Nëse po kërkoni një kompani sigurimi për mjetet motorrike në Shqipëri, Atlantik Sha ofron mundësi të ndryshme sigurimi të përshtatura sipas nevoja tuaja. Me anë të një ekipi të specializuar dhe përvojes shumëvjeçare në tregun e sigurimeve ne garantojmë shërbim cilësor dhe menaxhim të optimizuar të risqeve.
Duke filluar nga sigurimi i ndaj palëve të treta brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë e deri te mbulimi i dëmeve si rezultat i përdorimit të mjeteve motorike me targa te huaja brenda vendit tonë, ne ju ofrojmë alternativat më të mira për sigurim të mjeteve motorike sipas nevojave dhe shqetësimeve tuaja.
Me anë të kësaj kontrate sigurimi mbulohen të gjitha dëmet materiale dhe shëndetësore që i shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të mjeteve motorike. Kjo do të thotë se në rast aksidentesh dëmet dhe lëndimet që mund t’ju shkaktohen juve, automjetit apo pronës tuaj mbulohen nga sigurimi TPL i cili është dhe detyrim ligjor. Investimi në një plan sigurimi TPL është një mënyrë efikase dhe e përballueshme për të përballuar shpenzimet në rast aksidentesh dhe incidentesh të tjera jashtë kontrollit tuaj.
Nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit, kompania jonë e sigurimeve u ofron klientëve tanë plane të cilat mbulojnë dëmet si rezultat i përdorimit të mjeteve motorike me targa shqiptare jashtë territorit të Shqiperisë. Kjo lloj kontrate sigurimesh është e vlefshme menjëherë pas lëshimit të saj dhe është një opsion i shkëlqyer për personat që janë vazhdimisht në lëvizje.
Nëse po qarkulloni brenda territorit të Shqipërisë me një automjet me targa të huaja ju intereson që të keni sigurimin e duhur për ju. Kompania jonë e sigurimeve ofron konsulencë dhe asistencë nga një staf i specializuar për t’ju mundësuar kryerjen e proceduravë për sigurimin e mjetit tuaj motorik sa më thjeshtë dhe shpejt.
Kompania jonë e sigurimeve për mjetet motorike ofron sigurimin e makinës kasko i cili mbron makinën tuaj nga dëmtimet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin për arsye të ndryshme.
Automjeti juaj do të jetë i mbrojtur në rast dëmesh aksidentale si përplasje, dalja nga rruga ose përmbysja e mjetit. Po ashtu me anë të këtij sigurimi ju do keni mbuluar shpenzimet për
rregullimin e mjetit tuaj në rastin e dëmtimeve si plasaritje/thyerje e xhamave, dëmtime nga zjarri, rrufeja, shpërthime apo fatkeqësitë natyrore. Stafi ynë do të t’ju mundësojë juve të gjitha informacionet nevojshme për të bërë zgjedhjën më të përshtatshme në mënyrë që automjëtit tuaj tëi ofrohet mbrojte maksimale.
Sigurimi për mjetet motorike është një domosdoshmëri. Sigurimi ndaj palëve të treta TPL, sigurimi i mjeteve motorike me targa shqiptare jashtë territorit të Shqiperisë, sigurimi kufitar ndaj palëve të treta ashtu si edhe sigurimi i makinës kasko mund t’ju kursejnë një mori shpenzimesh të paparashikuara për riparimin e makinës tuaj në rast aksidentesh, fatkeqësish natyrore, apo edhe në rast vjedhje. Të pasurit e një police sigurimi për mjetet motorike do t’ju ofrojë qetësi të plotë dhe evitim të të gjitha këtyre vështirësive financiare. Përfitimet e sigurimit të automjetit tuaj janë të shumta dhe kompania jone i njeh dhe vlerëson ato më së miri. Ndaj dhe ne punojmë me përkushtim për t’i ofruar klientëve tanë asistencë, besueshmëri, transparencë dhe shërbim cilësor. Më anë të një personeli të trajnuar dhe me përvojë, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e të gjitha problemeve tuaja.
Siguracioni i makinerive (BM) siguron mbulim për dëmtimin fizik dhe humbjen financiare nga prishja e pajisjeve.
Siguroni pronen tuaj ne cdo rast rreziku. Siguroni pronen nga zjarri, termeti apo fatkeqesi te tjera natyrore ose jo.
Nëse jeni duke kërkuar shërbime sigurimi për shëndetin tuaj, ose nëse jeni duke udhëtuar ne ju ofrojmë zgjidhjen e duhur.
Marrja e shërbimit të sigurimit të përgjegjësise për biznesin tuaj është një nga shërbimet për të cilën Atlntik Sha. është lider.
Keni Pyetje? Na telefoni dhe merrni pergjigje ne menyre direkte