Përgjigje të shpejta
24/7 Suport Klienti
Staf ekspert
Praktika botërore
Pagesa Fleksible
Plane pagesash fleksibel
Çmime konkuruese
Pagesa të thjeshta
Keni Pyetje? Dërgoni pyetjet tuaja dhe një nga ekspertët tanë do të përgjigjet
Shoqëria e Sigurimeve ATLANTIK ushtron veprimtarinë në fushën e sigurimeve të Jo Jetës për klasat e sigurimit me Autorizimin Nr.5 datë 13.04.2001, të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMF.
Shoqëria e ATLANTIK është kompania e tretë private e hapur në tregun e sigurimeve në vend e themeluar më Qershor 2001 me aksioner të vetëm z. Dritan Celaj i cili zotëron 100% të aksioneve.
Këshilli Mbikëqyrës është organi që ka të drejtën të vlerësojë zbatimin e politikave dhe të monitorojë pajtueshmërinë me ligjet dhe aktet e shoqërisë dhe përbëhet aktualisht nga 3 anëtarë i kryesuar nga z. Luan Bregasi dhe dy anëtaret e tij. Aktiviteti i përditshëm i shoqërisë administrohet nga Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Celaj.
“Fuqia juaj e sigurimeve” nuk është thjesht një moto për ne, por një mision që përmbushim çdo ditë, për çdokënd që paraqitet në kompaninë tonë. Ne u shpjegojmë me durim të gjithëve rëndësinë që ka parandalimi dhe se si sigurimi i shëndetit dhe pronës është një investim për ditët e vështira.
Prej vitit 2001 prezente në Shqipëri me një markë të vetme ATLANTIK, me 14 degët të shtrira nga veriu në jug me 120 punonjësit tanë klientët gjejnë produkte sigurimi të diferencuara. Kjo, nëpërmjet shërbimit të specializuar të stafit të punonjësve dhe ndërmjetësve të sigurimeve të kudogjendur në Shqipëri për të qenë sa më pranë kërkesave të çdo konsumatori dhe sa më pranë me ta gjeografikisht.
Angazhimi ynë është t’u mundësojmë njerëzve të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt duke u kujdesur për jetën dhe ëndrrat e tyre. Ne duam të jemi një partner jetësor i njerëzve në të gjitha momentet përkatëse: familje, mirëqenie, punë dhe lëvizshmëri.
Me mbi 700.000 klientë të kënaqur, Atlantik ofron siguri dhe shërbime cilësore, duke u kthyer në simbol të përgjegjësisë dhe mirëqenies për të gjithë ata që na zgjedhin.
Policat tona të sigurimit, të hartuara me kujdes maksimal, kanë mbuluar më shumë se 43 milion euro dëme, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të klientëve tanë.
Me 15 degë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ne mbështesim klientët tanë duke garantuar besueshmëri, siguri dhe asistencë të menjëhershme në çdo kohë.
Ekipi i Atlantik, me më shumë se 150 punonjës, punon me përkushtim dhe devotshmëri për të garantuar standardet më të larta të shërbimit në tregun e sigurimeve.
“Përshëndetje! Kam siguruar biznesin pranë kompanisë Atlantik dhe tashmë kam mbulim të plotë dhe të sigurtë për investimin tim. Pa burokracira! Që pas Tërmetit ndjehem shumë i qetë dhe e di që për çdo problem që mund t’i ndodhi Biznesit tim do të marr trajtimin e duhur dhe shpërblimin në kohë.”
Përshëndetje, faleminderit që na kontaktuat. Për sigurimin e banesës suaj ju ftojmë të kaloni në faqen tonë për të llogaritur vetë Primin që ju duhet të paguani, për tu njohur dhe me rëndësine e këtij sigurimi, kushtet e përgjithshme si dhe dokumentacionet e kërkuara nëse ju do të dakortësoheni.
Atlantik ofron sigurimin Casco për automjetin tuaj. Primi për këtë sigurim ndryshon në varësi të specifikave të automjetit, shumës së siguruar, mbulimeve të zgjedhura nga klienti dhe kohëzgjatjes së kontratës së sigurimit. Na kontaktoni dhe një nga ekspertët tanë do t’ju sigurojë informacione të mëtejshme të detajuara.
Sigurimi për shëndetin mbulon shpenzime të ndryshme mjekësore të tilla si trajtime parandaluese (vizita mjekësore, analiza, skane magnetike), shpenzimet mjekësore për trajtimin e semundjeve, shpenzimet e kujdesit gjatë shtatzanisë dhe lindjes, etj. Një nga specialistët tanë mund t’ju informojë më tej rreth mbulimeve specifike që ofrojnë policat tona të sigurimit për shëndetin.
Merrni një kuotë të shpejtë dhe falas për sigurimin e automjetit me Atlantik. Ne ju ndihmojmë të gjeni sigurimin e duhur për ju, në mënyrë që të mos paguani për asgjë që nuk ju nevojitet!
Kuota e sigurimit do të jetë gati në më pak se 2 minuta. Zgjidhni Atlantik për një politikë sigurimi të cilës mund t’i besoni lirisht.
Keni Pyetje? Na telefononi dhe merrni përgjigje në mënyrë direkte
Jemi këtu për t’ju dëgjuar!
Merrni njoftimet e fundit në lidhje me shërbimet tona.